" /> My Title page contents Transport Zvicer Kosovë: Kompania Gani Transport

Shërbime të transportit të mallrave nga Zvicra për Kosovë



076 418 28 24

Kompani me vlera të bazuara në traditë

Gani Transport GmbH, gjendet me seli qendrore në Zvicër, Giessenstrasse 11, 8953 Dietikon në Cyrih dhe në Republikën e Kosovës, Zona Industriale në Qytetin e Suharekës. Si një kompani e themeluar mbi baza familjare , operon në cilësinë e kompanisë transportuese, e cila ofron linja të nevojshme të shërbimeve transportuese të mallrave për klient individual dhe biznese nga Federata Zvicerane në drejtim të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas.

Përvoja dhe tradita

Me një traditë të hershme në realizimin e këtij lloji të veprimtarisë transportuese, kompania jonë ka një menaxhment të profesionalizuar dhe të dëshmuar në transport të linjës së lartcekur dhe kjo është një faktor kyç i cili ka bërë që trendi i zhvillimit të kompanisë është në rritje të vazhdueshme, në të cilin fakt, rol të veçantë përbën stafi teknik dhe profesional që operojnë në Federatën Zvicerane dhe në Republikën e Kosovës, ku numri i tyre për momentin numërohet në 30 persona.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i kompanisë sonë është që me transportin e organizuar nga ana jonë, në efikasitet të plotë dërgesa juaj të arrij nga vendi i pranimit të dërgesës nga ana e stafit tonë, deri të pika destinuese / pranuese.

Moto

Konsumatorët janë forca lëvizëse dhe motivuese në kompaninë tonë. Në misionin tonë është që të përmbushim apo të tejkalojmë kërkesat e çdo konsumatori përmes angazhimit tonë për përsosmëri të shërbimit. Ky është çelësi për të ardhmen tonë, rritjen tonë dhe reputacionit tonë.

Misioni ynë

Kompania Gani Transport, në misionin e saj si natyrë e biznesit familjar ka rritjen e kapaciteteve logjistike, humane dhe financiare duke u fokusuar në rritjen e numrit të te punësuarve dhe përmes kësaj është tërheqja dhe mbajtja në mënyrë të vazhdueshme të klientelës duke i siguruar një zgjidhje cilësore të transportit nga Federata Zvicerane në drejtim të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas, në veçanti në misionin tonë është nxitja në maksimum e kulturës së disiplinës, sigurisë, shërbimit ndaj klientëve të kompanisë sonë.

Vlerat

Kompania jonë karakterizohet vlera të shumta, por në veçanti si vlera dalluese të cilat kultivohen me përpikëri nga ana e menaxhmentit të kompanisë janë: Siguria, etika, respekti, besimi, komunikimi, zhvillimi, puna ekipore, ndryshimi i nevojshëm në rrethana në dobi të klientit, iniciativa dhe përgjegjshmëria.

Me konsideratat më të larta,
Gentian G. Berisha 

Oferta online

Ofertën për shërbime të transportit ju mund ta merrni edhe online. Pas pranimit të aplikacionit ne ju dërgojmë një ofertë

Merr ofertë online